Saturday, 20 October 2018 | Lajme: 0

Gjenerali Skaparoti me shpresë se Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Edhe një përfaqësues i lartë i NATO-s për vizitë në vend, pasi në Samitin në Bruksel në korrik mori ftesë për anëtarësim me mesazh për mbështetje për përpjekjet e Maqedonisë që të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës.

Në Maqedoni dje qëndroi komandanti i Komandës së forcave amerikane në Evropë dhe Komandës supreme të NATO-s për Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti, pasi në Shkup nga fundi i muajit të kaluar ishte drejtori për çështje evropiane dhe globale i Aleancës Xhejms MekKi, me ç’rast u shënua fillimi i bisedimeve për inkuadrim.

Maqedonia përmes partneritetit shumëvjeçar me NATO-n, arriti përparim të madh në reformat mbrojtëse dhe interoperativitetin ushtarak  me aleatët, porositi dje Skaparoti dhe e transmetoi mbështetjen e Aleancës lidhur me angazhimet e vendit lidhur me qeverisjen e të drejtës, sigurisë në rajon, si dhe përkushtimin e demokracisë.

Шекеринска и Скапароти

“Mbështetja juaj e vazhdueshme është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për gjithë Evropën. Me padurim pres të bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s”, porositi Skaparoti dhe theksoi se gjithashtu pret që NATO ta japë edhe mbështetjen praktike të autoriteteve tona ushtarake në procesin e inkuadrimit.

Nikoqirja e tij, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se vizita tregon se sa ndryshojnë punët në Maqedoni pas 11 korrikut kur e morëm ftesën për në NATO. Sipas saj në këtë moment i rëndësishëm është angazhimi këto dy dekada e gjysmë i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO që ta konfirmojmë  dhe sigurojmë këtë,  ndërsa një nga ato hapa kyç do të jetë referendumi në 30 shtator.

“Në referendum presim qytetarët ta njohin interesin e tyre, interesin e Republikës së Maqedonisë, interesin e shtetit dhe të gjeneratave të ardhshme dhe të votojnë pozitivisht. Zgjedhja është e qartë, e ardhme ose izolim, anëtarësim në NATO dhe BE ose edhe një dekadë e humbur”, deklaroi Shekerinska.

Skaparoti dje u takua edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Të dytë konkluduan se anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme perspektive për Maqedoninë – kjo do të ketë efekte të mëdha pozitive për sigurinë dhe prosperitetin edhe në rajonin më të gjerë.

Скапароти Заев

Gjenerali Skaparoti, i cili paraprakisht me delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga Shekerinska në kazermën “Ilinden” ishte i pranishëm në një stërvitje demonstrative, dërgoi fjalë miradie kryeministrit Zaev për pjesëtarët e ARM-së, duke vlerësuar se kanë shprehur gatishmëri të madhe dhe disiplinë adekuate për standardet dhe procedurat e NATO-s.

Zaev, potencoi se vizita e përfaqësuesit të lartë të NATO-s dhe mbështetjen që ai e transmeton është motivacion i veçantë për qytetarët e Maqedonisë dhe për institucionet e referendumit të ardhshëm që ta tregojnë vendosshmërinë për vazhdim përmes rrugës që siguron anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe NATO.