Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Pjetër Nrecaj trajtohet në Psikiatri, sot e kuptoi që e ka vrarë edhe vajzën!

Pjetër Nrecaj i dyshuar për vrasjen e grua dhe të bijës në Brekoc të Gjakovës sot ka dalur para Gjykatës. Por atij i ishte përkeqësuar gjendja, dhe si pasojë ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Nrecaj është pranuar nga Klinika e Psikiatrisë në një gjendje të rëndë, pasi ai tek gjatë seancës e kishte kuptuar që e ka vrarë edhe vajzën.

Këto detaje i ka bërë të ditura për lajmi.net Zef Komoni, shef i repartit të Psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

Në këtë klinik i dyshuari për vrasjen e gruas dhe vajzës ka marrë ndihmën e parë, dhe iu stabilizua gjendja.

“Rreth orës 11:00 përmes Policisë nga Gjykata sillet Pjetër Nrecaj i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. Pjetri gjatë seancës dëgjimore ka marrë lajmin se ka vdekur edhe vajza, dhe ka pësuar një atak shumë të madh dhe një ankth të paparë. E ka marrë trajtimin në repartin e Psikiatrisë. Duke e analizuar që reparti i Psikaktrisë në Gjakovë është tip i hapur, i kemi dhënë ndihmën e parë i është stabilize gjendja”, ka thënë fillimisht Komoni.

Ai ka bërë të ditur se Pjetër Nrecaj pas trajtimit, është nisur për në Institutin e Forenzikës në Prishtinë.

Kjo pasi ai është në gjendje të rëndë dhe nuk mund të shkojë në paraburgim.

“Dhe pasi ai nuk mund të shkojë në paraburgim, ne kemi udhëuzuar që ai të shtrohet në Institutin e Forenzikës në Prishtinë. Policia e ka nisur për në Instituin e Forenzikës”, tha Zef Komoni.

Ndryshe prokurori gjatë seancës ka thënë se i dyshuari me dashje kishte privuar nga jeta gruan dhe vajzën.

Akti u krye mbrëmjen e së martës në fshatin Brekoc të Gjakovës.