Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Harrojeni “Kiki Challenge”, kërcimi i Gjikos është sfida më e re në rrjetet sociale

“Kiki do you love me” është sfida e famshme e cila i ka pushtuar të gjithë kohët e fundit.

Në fakt, bëhet fjalë për këngën “In my feelings” të reperit të njohur Drake, i cili e solli me video të veçantë.

Sfida ka të bëjë me vallëzim ndërkohë që vetura pranë autorit të lëviz e vetme. Një sfidë e rrezikshme, por që tashmë është kthyer në trend.

Mirëpo, kohët e fundit ka lindur edhe një sfidë e re teksa në sfond dëgjohet kënga më e fundit e Gjikos, “Si bugati”.

Kjo këngë, e cila po shndërrohet në një hit, është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe vjen si një bashkëpunim mes Gjiko-s dhe Skerdit.

Kërcimi që bën reperi pejan ka tërhequr vëmendjen e fansave që po i dërgojnë video nga ambiente të ndryshme duke u munduar ta kopjojnë Gjikon.

Me sa duket tashmë duhet ta harrojmë “Kiki”-n dhe duhet të fillojmë të mësojmë lëvizjet e kërcimit të Gjikos.

Shikoni më poshtë disa prej kërcimeve të fansave nën ritmet e këngës së dyshes së lartcekur.