Saturday, 20 October 2018 | Lajme: 0

Janë përmirësuar kushtet në të gjitha objektet në QS “Boris Trajkovski”

Periudhën e fundit intensivisht po punohet në përmirësimin e shërbimeve në të gjitha objektet në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” me qëllim që sportistët e Maqedonisë të arrijnë rezultate më të mira.

Nga QS informojnë se janë rinovuar dhe “freskuar” pishina, akua parku, arena për të cilën është planifikuar të sigurohet edhe semafor modern.

“Në ‘vip Psihinën’ u riparua konstruksioni i çatisë, është bërë rikonstruktim i instalimit elektrik dhe përmirësim i ndriçimit , ‘vip Akua parku’ ka marrë pamje të re me pajisje tërësisht të reja, është hapur banaku i tretë, është rritur numri i shezloneve, ka edhe shumë risi të tjera të vogla për relaksim të plotë dhe zbavitje për tërë familjen. Për momentin në përfundim është rinovimi i dhomave të zhveshjes në ‘ ARENËN vip’ të cilat kanë marrë pamje tërësisht të re dhe moderne prej të cilave njëra është VIP dhomë për zhveshje dhe e njëjta është në fazën përfundimtare të rinovimit”, kumtuan nga QS.

сцбт 1

Gjithashtu po punohet edhe në sigurimin e kushteve për montimin e semaforit të ri qendror në “vip AREN” i cili shpresojmë se do të vendoset deri në fillimin e Ligës së Kamionëve në hendboll në shtator. Ky do të jetë semafori i parë në Maqedoni i këtij lloji. Më tej në plan është rregullimi i zërimit dhe ndriçimit, tribunave, pozicioneve për gazetarët dhe shumë punë të tjera me të cilat QS Boris Trajkovski do të vazhdojë të jetë objekti sportiv më reprezentativ në Republikën e Maqedonisë, informojnë nga “Boris Trajkovski”