Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Vazhdon pastrimi në të dy anët e shtratit të lumit Vardar

Ekipet e qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” i vazhdojnë aktivitetet për pastrimin e shtratit të lumit Vardar.

Në pjesën e bulevardit “8 Shtatori” deri te ura “Goce Dellçev”, nga të dyja anët e lumit, këto ditë me makineri kositet vegjetacioni i ulët dhe i lartë, ndërsa mënjanohet edhe llumi i grumbulluar dhe rëra nga shtrati i lumit Vardar.

Autoritetet e qytetit informojnë se po pastrohen edhe gurët e shkëmbinjve si dhe nyjet midis gurëve. Aty ku ka nevojë, nyjet mbyllen me llaç çimentoje.

Pastrimi dhe rregullimi i bregut të lumit Vardar do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa në aksion janë përfshirë edhe Ndërmarrjet publike “Higjiena komunale” dhe “Parqe dhe gjelbërime”.