Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Nga virusi Nili Perëndimor kanë vdekur dy persona në Greqi

Nga fillimi i verës, dy persona të moshës prej mbi 80 vjeç kanë vdekur në Greqi, ndërsa 55 janë infektuar nga virusi Nili Perëndimor, publikoi gazeta greke “Katimerini”.

Nga ata tek të cilët janë paraqitur simptomat e etheve të Nilit Perëndimor, 12 janë hospitalizuar.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Ministria e Shëndetësisë e Greqisë publikoi informata për qytetarët për parandalim dhe mbrojtje nga virusi, i cili në Greqi është paraqitur nga fundi i majit – fillimi i qershorit.