Tuesday, 18 December 2018 | Lajme: 25

Dhjetë persona lëndohen më lehtë, ndërsa një më rëndë në 14 aksidente në Shkup

Dhjetë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa një ka marrë lëndime të rënda trupore në 14 aksidente trafiku të evidentuar në rajonin e SPB Shkup gjatë natës së kaluar.

Nga aksidentet gjashtë kanë qenë me dëme të shkaktuara materiale.

Policia e trafikut ka sanksionuar 24 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së caktuar, janë shkyçur nga komunikacioni 23, prej të cilëve 19 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit, një person ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa tre kanë qenë shoferë fillestar. Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 14 automjete të paregjistruara.

Janë shqiptuar 97 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 59 automjete.