Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Pjesë të lagjes Aerodrom, Lisiçe e Re dhe Kisella Vodë të premten 18 orë pa ujë

Për shkak të rikonstruktimit të linjës së ujësjellësit me diametër prej 700 milimetrave tek rrethrrotullimi i ri mes rrugës “Hristo Tatarçev” dhe bulevardit “Serbia” në stacionin e fundit të autobusit me numër 24, të premten nga ora 20 deri në përfundimin e punimeve, pa ujë për pije do të mbeten objektet banesore mbi katin e pestë në lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re, si dhe lagjet Pripor, Sopishtë, Rakotincë dhe Dobri Doll.

Pa ujë do të mbetet edhe një pjesë e lagjes Kisella Vodë, më saktë rruga “Hristo Tatarçev” krahu 1-11, krahu 2, Zona e shërbimit Jug dhe pjesa e bulevardit “Boris Trajkovski” dhe “Serbia” nga rrethrrotullimi i ri deri në bulevardin “Boris Trajkovski”.

Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup sipas projeksioneve të tyre, aktivitetet e punës do të duhet të përfundojnë në periudhë prej 12 deri në 18 orë që nënkupton se furnizim normal të ujit për shfrytëzuesit do të mundësohej të shtunën në periudhë prej 8:00 deri ora 14:00.

“Pasiqë aktivitetet do të zhvillohen gjatë natës për banorët e lagjeve të sipërmendura do të sigurojmë cisterna me ujë”, thuhet në kumtesën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup.