Saturday, 20 October 2018 | Lajme: 0

Real Madridi e fton Juventusin, organizon ndeshje për të nderuar Ronaldon

Milani do të jetë mysafir në Santiago Bernabeu më 11 gusht për ndeshjen kundër Real Madridit për Trofeun e Bernabeut. Megjithatë, tani po përflitet më shumë për edicionin e vitit 2019 të kësaj ndeshje, pasi që klubi madrilen po planifikon të ftojë Juventusin për të organizuar ndeshjen për nder të Ronaldos.

Ylli portugez i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin. Ai u largua këtë verë nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Përderisa transferimi i një lojtari që do të zëvendësonte golat e tij ka rezultuar të jetë shumë e vështirë për Real Madridin, ata nuk janë duke i mbajtur inat portugezit dhe i kanë kërkuar të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu për ndeshjen e Trofeut të Bernabeut të vitit 2019.

Edhe Iker Casillasit thuhet se i është dhënë kjo ofertë si për edicionin e vitit 2017, po ashtu edhe për atë të vitit 2018. Por, Porto e kishin të pamundur të shtonin këtë lojë në programin e tyre, kështu që portierit ende nuk i është mundësuar kthimi në Santiago Bernabeu për ndeshjen e organizuar për nder të tij.