Monday, 15 October 2018 | Lajme: 45

Maqedonia e 27-ta për eksportin e domateve në botë, e 33-ta për eksportin e shalqirit

Maqedonia është në pozitën e 27-të në botë sipas eksportit të domateve, ndërsa në të 33-ën sipas eksportit të shalqirit, publikoi faqja  ndërkombëtare e specializuarpër statistikë www.worldstopexports.com.

Vitin e kaluar vendi ka eksportuar domate në vlerë prej 17,1 milionë dollarë që është 0,2 prej eksportit botëror, ndërsa eksporti i shalqirit ka arritur 2,9 milionë apo, gjithashtu, 0,2 për qind prej eksportit botëror.

Për importin e domateve Maqedonia është radhitur në pozitën e 63-të me sasi të importuara në vlerë prej 2,9 milionë dollarësh që është për 0,03 për qind prej importit në korniza botërore.

Sipas “Worldstopexports”, liderë botërorë në eksportin e domateve janë Holanda, Meksika, Spanja, Maroku dhe Kanadaja me 416 milionë deri në dy miliardë dollarë të realizuara, ndërsa në eksportin e shalqirit me 81,6 milionë dollarë deri në 364,6 milionë të realizuara janë Spanja, Meksika, SHBA-ja, Holanda dhe Italia.

Importuesit më të mëdhenj, nga ana tjetër, të domateve janë SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia me import të realizuar prej 558,7 milionë dollarësh deri në 2,3 miliardë