Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

VMRO: Spasovski të dorëhiqet, fsheh keqpërdorimet (VIDEO)

VMRO DPMNE opozitare kërkoi që Oliver Spasovski të japë dorëheqjen për fshehje dhe abuzim, ndërsa qeveria në seancën e ardhshme ta shkarkojë drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Lazo Velkovski. Ata akuzuan se LSDM-ja abuzoi në mënyrë të paskrupullt resurset shtetërore dhe Ministria e Brendshme hesht tashmë 4 ditë për atë se çfarë kërkon vetura zyrtare e policisë në kampin Evridiki.

Kur mundet një funksionar i MPB-Turs ta dërgojë vajzën e tij dhe miqtë në pushim me një makinë zyrtare çfarë mund të presin tjetër qytetarët? A duhet drejtori i Ndërmarrjes për Transport Publik të marrë të afërmit e tij me autobus të qytetit, ose Stojançe Angelov të marrë një aeroplan për pushim veror? Të nderuar, Oliver Spasovski katër ditë fsheh se çfarë kërkon vetura zyrtare në kampin Evridiki. Spasovski dhe LSDM mendojnë se qytetarët janë naivë dhe nuk e dinë se çfarë detyre zyrtare mund të kryhet në auto kampin ku zyrtar i lartë i policisë, sipas raporteve të mediave, ka pasur rimorkio të tij. Sipas rregulloreve të MPB-së, zyrtar policie që udhëton jashtë vendit patjetër duhet ta paralajmërojë udhëtimin e tij dhe ti shpjegojë arsyet për këtë. Nëse udhëton zyrtarisht, duhet të ketë një urdhër dhe një formular rrugëtimi”- theksoi Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO DPMNE .