Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 28

Gënjeshtrat që lexoni e dëgjoni përditë për rënien nga pesha; veproni me mençuri!

Në ditët e sotme iu tregojnë aq shumë mënyra për të humbur peshë, saqë ju nuk e dini se kë të besoni dhe kë jo. Disa thonë që duhet të hani shumë herë në ditë, por nga pak, ndërsa të tjera thonë hani 3 vaktet dhe jo më shumë. Për të zgjidhur këtë situatë dilematike, ju tregojmë se çfarë është një gënjeshtër. Le t’i shohim!

1. Një dietë me pak karbohidrate është e mirë për të humbur peshë
Jemi dakord që dieta me pak karbohidrate të dobëson, por keni menduar ndonjëherë sesi do jeni me shëndetin? Karbohidratet në sasi të limituar, të ulin energjinë, prandaj është më mirë t’i shmangni.

2. Nuk duhet të hani pas orës 6 pasdite
Të gjithë e keni dëgjuar shprehjen “Hani mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, por ju mos e besoni, sepse nuk është e vërtetë. Ju mund të hani kur të doni, mjafton mos ta teproni me kaloritë dhe yndyrat.

3. Hani pak dhe shpesh
Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë më shumë se tre herë në ditë janë më të shëndoshë, sesa ata që hanë 3 herë. Prandaj ngrënia shpesh për të rënë në peshë dhe për të rritur metabolizmin, është thjesht një gënjeshtër.

4. Sa më shumë kohë në palestër, aq më shumë peshë e humbur
Gënjeshtër! Në palestër është e rëndësishme cilësia e trajnimit, jo orët e shpenzuara.

sleeping-pattern-weight-loss-892041

5. Yndyrat të shëndoshin
Yndyrat kanë 9 kalori për gram, ndërsa proteina ka 4 kalori për gram. Kjo është dhe arsyeja pse duhet të tregoni kujdes me ushqimet e yndyrshme. Por kjo nuk do të thotë t’i hiqni fare nga dieta, kjo do të thotë të llogarisësh çfarë ha.

6. Sa më i vjetër të bëhesh, aq më shumë shëndoshesh.
Jo, nuk është e vërtetë. Për sa kohë ju keni një jetesë të shëndetshme, nuk do fitoni peshë. Çelësi i gjithë kësaj janë ushtrimet fizike.

7. Stërvitja është efektive, vetëm kur ndjeni dhimbje
Shumë njerëz besojnë se kur ditën tjetër pas seancës stërvitore ke dhimbje, atëherë ia ke dalë të humbësh ca kile, por s’është kështu. Ke, apo jo dhimbje, nëse po trajnohesh, do humbësh peshë.

8. Tendosje para stërvitjes
Përpara stërvitjes ju bëni një tendosje muskujsh, si parapërgatitje. Por, ju duhet të bëni të kundërtën. Tendosjen bëjeni pas stërvitjes, kështu muskujt tuaj do jenë gati për t’u çlodhur.

9. Mund të hash çfarë të duash gjatë agjërimit
Janë dy gjëra të rëndësishme që nuk duhet t’i anashkaloni gjatë agjërimit, e para, mos e ngordhni veten urie dhe e dyta, mos hani ushqime të thata.

Burimi: Dritare