Saturday, 20 October 2018 | Lajme: 0

Dalin pamjet nga arrestimi i të dyshuarve për terrorizëm në Maqedoni (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamjet gjatë arrestimit të shtatë personave shtetas të Maqedonisë, të cilët dyshohen për pjesëmarrje aktive në luftërat në Siri dhe Irak.

Gjatë mëngjesit të sotëm MPB njoftoi se ka arrestuar shtatë persona, për të cilët ka pasur fletarrest ndërkombëtar dhe të njëjtit janë paditur penalisht.

“Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtar terrorist të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak. Bëhet fjalë për: S.R (1990), Xh.A (1993), B.F (1994), O.Zh (1987), E.O (1994), I.Sh (1997) dhe A.M (1995)”, njoftuan nga MPB.

Ata më tej thanë se Maqedonia në koordinim me partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe më tej të merr masa, me qëllim që siç thonë, të zbulojnë, identifikojnë dhe neutralizojnë terroristët.