Tuesday, 18 December 2018 | Lajme: 25

“Vajza me telat” dhe Orkestra kamertale e Kazikastanit “Akademia e solistëve” në “Verën e Ohrit”

Programi dramatik i festivalit “Vera e Ohrit” sonte vazhdon me shfaqjen teatrale “Vajza me telat” nga Marjan Neçak dhe Maja Hërgoviq, projekt i cili vjen si bashkëpunim i Teatrit Popullor slloven SNG Drama Lubjanë dhe Teatrit Lëvizës Muzikor nga Manastiri.

“Vajza me telat” është operë bashkëkohore dramatike për violinisten e cila udhëton me tren nëpër Evropë. Përmes udhëtimit të saj përshkruhet rrëfimi për jetën e saj. Në fillim ajo është vajzë e cila ëndërron dhe dëshiron të bëhet muzikante e famshme, por i ati ia ka harxhuar të hollat për shkollimin e saj. Më vonë ajo është një grua e pjekur e cila ende gjurmon për vendin e saj nën qiellin evropian, pasi gjithë jetën e saj e kalon si muzikante e rrugës. E ka vështirësuar situata e rëndë ekonomike, marrëdhënia e komplikuar me të atin e dështuar, gjurmimi për një vend në Evropën bashkëkohore, e cila gjithnjë e më shumë është e përjashtuar nga shoqëria, e rrethuar me tela me gjemba, mure dhe çfarëdo lloj kufizimesh. Rrëfimi është universal dhe është përkujtues i pozicionit të individëve të shumtë të talentuar, të cilët edhe momentalisht kërkojnë strehimore në të cilën do të mund t’i zhvillojnë potencialet e tyre.

Rolet në shfaqjen “Vajza me tela” i luajnë Barbar Cerar, Urosh Furst dhe Branko Shturbej. Autore e vargjeve në shfaqje është Ana Buntevska.

Shfaqja do të luhet në skenën “Saraji i Poshtëm” me fillim në orën 21.

Академија на солисти

Sa i përket programit muzikor, sonte në kuadër të “Verës së Ohrit” është koncerti i Orkestrës kamertale “Akademia e solistëve”, me performancë të duos së pianistëve Marko Skiavo dhe Serxho Markexhani nga Italia dhe violinistja “Ajman Musakjajeva nga Kazakistani nën dirigjimin e maestro Gudjon Emillson nga Islanda.

Orkestra kamertale shtetërore “Akademia e solistëve” është ansambël udhëheqës në Kazakistan. Është themeluar në vitin 1991 nga ana e violinistes Ajman Musakjajeva. Anëtarët e këtij ansambli janë muzikantë të rinj, virtuozë të instrumentit të tyre, laureatë në më shumë gara internacionale, me përgatitje të shkëlqyeshme teknike.

Në programin e koncertit në “Shën Sofija” janë vepra nga Eduard Grig, Leopold Kozheluç, Kamij Sen-Sans, Pablo de Sarasate, Zhil Masne, Franc Vaksman dhe Zhorzh Bize.