Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Lajm i mirë për tifozët e Ronaldos, debutimi i tij me Juven do të transmetohet live në Facebook

Loja e parë e sezonit të ri të Serie A-së, Chievo kundër Juventusit, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Facebook, ka bërë të ditur Elevent Sports.

Në këtë ndeshje do të debutojë Cristiano Ronaldo, pas transferimit nga Real Madridi për 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Eleven Sports e kanë fituar të drejtën e transmetimit të ligës italiane në Angli. Përderisa shumica e ndeshjeve mund të shikohen vetëm nëse paguan abonimin, ata kanë bërë të ditur se ndeshja e parë e sezonit do të mund të shikohet falas në facebook.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, më 18 gusht, në orën 18:00.