Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Rritje e eksportit për 26,5 për qind në gjashtë muajt e parë

Eksporti i mallrave nga Maqedonia në gjashtë muajt e parë të vitit shënon rritje prej 26,5 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, vlera e mallit të eksportuar për periudhën janar-qershor të vitit 2018 është 3.323.298 mijë dollarë amerikanë.

Vlera e mallit të importuar në gjysmëvjetorin e parë është 4.441.172 mijë dollarë amerikanë dhe shënon rritje prej 24 për qind.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor të vitit 2018, është 1.117.874 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i importit me eksportin, në periudhën janar – qershor të vitit 2018, është 74,9 për qind.

Më shumë janë eksportuar katalizatorët e bartësve me metale të fisnikëruara ose bashkëdyzim të tyre, sete të përçuesve për djegie dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të ulëseve dhe automjeteve motorike për transportin e 10 ose më shumë personave.

Në import më së shumti janë të pranishme platini dhe legurat nga platini, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e fituar nga minerale bituminoze (përveç të papërpunuara), prodhime  nga hekuri ose çeliku i paleguar  dhe metaleve të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.