Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Turistët në Maqedoni në tremujorin e parë kanë shpenzuar 64.7 milionë dollarë

Gjashtëdhjetë e katër milionë dollarë amerikan kanë shpenzuar në tre muajt e parë të vitit, turistët në udhëtimet nëpër Maqedoni.

Të hyrat devizore në këtë tremujor, siç ka informuar Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit, prej 64.71 milionë dollarë amerikan shënon rritje prej 26.5 për qind në krahasim me periudhën prej vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë, rritja në vazhdimësi e të hyrave devizore në turizëm në vitet e fundit përkon me masat dhe aktivitetet e ndërmarra gjatë viteve të kaluara nga i gjithë sektori turistik në vend.

“Njëra nga aktivitetet që e realizon Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit në Republikën e Maqedonisë në drejtim të promovimit të Maqedonisë në shtetet e huaja është intensifikuar dhe realizuar përmes targetimit të fushatës së marketingut që është plasuar në target vendet. Me këtë lloj të aktivitetit të marketingut, Agjencia për turizëm ka reklamuar potencialin turistik të vendit përmes kapaciteteve turistike, lokacione, pamje, histori, kulturë, traditë dhe gastronomi. Maqedonia është gjetur në publikime të shumta në revista të njohura botërore dhe faqe të internetit, derisa interesi për udhëtimet informative në Maqedoni në vazhdimësi është në rritje. Realizimi i udhëtimeve për gazetarë dhe operatorë turistikë që kanë për qëllim të paraqesin potencialin turistik të shtetit vlen për plotësim të promovimit të shtetit”, thonë nga Agjencia.

Në kumtesën, mes tjerash thuhet se përralla për promovimin e plasuar nga Agjencia për turizëm rrumbullakohet me llojet e ndryshme të mbështetjes së sektorit privat si dhe përkrahjes së projekteve të ndryshme që kanë për qëllim forcimin dhe pasurimin e përmbajtjeve turistike.

Nga Agjencia vlerësojnë se kontributi për rritjen në industrinë turistike, krahas faktorëve të apostrofuar, përkon edhe me rritjen e numrit të fluturimeve nga dhe në Aeroportin e Shkupit dhe Ohrit, por edhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend.

“Duke marrë parasysh trendin e deritanishëm të rritjes, pritshmëritë deri në fund të vitit 2018 është që ky trend të regjistrojë rritje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të turistëve të cilët do të udhëtojnë nëpër Maqedoni me autobusë apo makina të veta.