Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Vepra artistike nga Shkupi për Athinën

Qyteti i Shkupit do ta organizojë transportin e veprave të donuara artistike të cilat janë mbledhur në suaza të aksionit humanitar “Dhuro art” në shenjë solidariteti pas zjarrit i cili muajin e kaluar e përfshiu Greqinë.

Aksioni do të realizohet pasi Qyteti i Shkupit të vendos kontakt me institucionin kompetente nga Athina, i cili do ta pranojë donacionin.

Nismën “Dhuro art” në fejsbuk e filloi disenjatori grafik dhe aktivist Zoran Kardula me qëllim që të grumbullojë koleksion të cilin Qyteti i Shkupit do t’ia dhurojë Athinës.

Në Muzeun e Artit Modern ka një donacion të tillë të veprave artistike të cilat Shkupi i ka marrë nga ana e Greqisë pas tërmetit katastrofik të vitit 1963.