Saturday, 20 October 2018 | Lajme: 0

Ndodhemi në pikun e sezonit turistik, por plazhet në Shqipëri janë…bosh (Video)

Është piku i sezonit turistik, por kjo është pamja që ofrohet në shumë zona bregdetare të vendit… Shezlone të mbetur bosh.

Është ky fenomen që po vërehet kryesisht në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe qendrat më të rëndësishme turistike.

Ekspertët thonë se kjo pasojë e reduktimit të numrit të pushuesve vendas dhe kosovarë, vjen për shkak të pamundësive ekonomike dhe zhvendosja e një pjesë drejt vendeve që ofrojnë çmime më të favorshme si Velipoja apo Shëngjini.

E kundërta ndodh me fluksin e turistëve të huaj, ata sipas të dhënave janë në rritje. Përveç shezlonëve ka edhe shumë dhoma bosh.