Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 27

Në “Verën e Ohrit” mbrëmje me violonçelën e Aleksandar Knjazev

Dita e parë e festivalit nga gjysma e dytë e “Verës së Ohrit” në program është koncerti i violonçelistit rus Aleksandar Knjazev, në skenën e kishës katedrale “Shën Sofia”.

Knjazev është laureat i shumë garave internacionale dhe njëri nga violonçelistët më të mirë të kohës.

Krahas me veprimtarinë ekzekutuese, Knjazev merret edhe me veprimtari arsimore. Ai është profesor i Konservatoriumit në Moskë, ndërsa edhe rregullisht mban edhe kurse-master në Evropë dhe Azi.

Në programin e solo performancës së tij të sontëm janë suitat 2,3 dhe 5 të Johan Sebastian Bah.