Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Në “Verën e Ohrit” koncert i Orkestrës kamertale të rinisë muzikore të Maqedonisë

Artistët e Orkestrës Kamertale të rinisë muzikore të Maqedonisë janë pjesëmarrës të rregullt të Festivalit “Vera e Ohrit”. Për ta sot është rezervuar skena në kishën katedrale “Shën Sofja”, ku këtë herë do të shfaqen me vepra të zgjedhura të Vivaldit, Arenskit, Bartokut, Pjacolas, Blazit, Grigut.

Orkestra kamertale e rinisë muzikore të Maqedonisë “Sasha NIkollovski-Gumar” është themeluar para më shumë se 30 viteve, si segment i parë i Kampit veror muzikor të Rinisë muzikore të Maqedonisë në vitin 1986. Sot ky ansambël paraqet  lloj të parë dhe të veçantë e hapësirave të Evropës Juglindore.

Është i përbërë nga studentë të Fakultetit të Arteve Muzikore nga Shkupi, por në të shpesh mund të takohen edhe muzikantë të rinj nga shtete tjera.  Orkestra kamertale e Rinisë muzikore të Maqedonisë me muzikën e saj në gjithë këtë periudhë u bë përbërje kompozuese me cilësi të lartë profesionale.

Dirigjentë dhe udhëheqës artistik të orkestrës ishin emra të njohur të skenës muzikore të Maqedonisë:Fimço Muratovski, Gorjan Korunovski, Sasha Nikollovski-Gjumar, Vanja Nikollovski-Gjumar, Mirosllav Spasov, Borjan Canev, Bisera Çadllovska, Oleg Kontrantenko, por edhe dirigjentë të njohur botëror si : Arild Remerajt, Misha Kac, Xhanlluka Martinengi dhe të tjerë, të pranuar shumë mirë nga dëgjuesit dhe kritika, ndërsa është fitues edhe i çmimeve dhe njohjeve kombëtare.