Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Karvan ballkanik për promovimin e artit tradicional turk

Një sërë aktivitetesh kulturore për promovimin  e artit tradicional turk në vendet ballkanike do të mbahen sot në Ohër në suaza të Karvanit ballkanik, projekt i Institutit Junus Emre në bashkëpunim me Komunën e Çuçukmekxhe.

Vallet popullore turke, shfaqje me kukulla “Karagoz dhe Haxhivat”, vallja e semazenëve”, kaligrafika, artizanatet, promovimi i kafes turke…, janë aktivitetet të cilat do të promovohen.

Karvani ballkanik vazhdon pasnesër në Gostivar.