Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Patën idenë e njëjtë për klip, Alban Ramosaj ‘thumbon’ Era Istrefin

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Oh God” mban titullin kënga e saj më e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me artistin e njohur latin, Konshens.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja nga Prishtina shfaqet mjaft tërheqëse.

Disa nga skenat kryesore të klipit “Oh God” e shfaqin Erën në një det me valë dhe vetëtima, duke e bërë kështu më interesante ngjarjen në klip.

E një skenë të ngjashme dhe thuajse identike e ka parashikuar edhe këngëtari Alban Ramosaj, në klipin e ri “A thu pse” që do ta publikojë së shpejti.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram trailerin e klipit të tij të re, me skena të ngjashme si klipi “Oh God”.

E gjitha kjo ka qenë një rastësi, teksa si e tillë, Albani ka vendosur që ta thumbojë Erën me një dedikim, duke i shkruar: “Era Istrefi sa kilowatt janë vetëtimat andej nga bregu jot?”.

Kjo frazë është trajtuar me të qeshura nga komentuesit e tij, ndërsa vet Era mesa duket ende nuk ka vendosur t’i kthejë përgjigje.