Monday, 20 August 2018 | Lajme: 0

Kryeministri i Maqedonisë paralajmëroi nënshkrim të marrëveshjeve strategjike me Greqinë

Kryeministrat i Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras takimet e fundit i kanë pasur në Londër dhe Bruksel, ndërsa siç tha Zaev gjatë bisedave mbetet mirëkuptim i ndërsjellë dhe nisma për miqësi, mes të cilave edhe lidhja e marrëveshjeve strategjike mes të dy vendeve.

“Biseduam diku nga vjeshta t’i përgatisim marrëveshjet që dy vende fqinje nuk mund të mos i kenë si marrëveshje, ndërsa kjo është për Mbrojtjen e investimeve, Marrëveshja për heqjen e tatimimit të dyfishtë mes dy vende dhe shumë marrëveshje të tjera. Kjo për mua do të thotë edhe obligim t’u transmetoj që institucionet të fillojnë me përgatitjen e komunikimit bilateral me Greqinë”, thotë Zaev.

Ai potencon se pas zbatimit të referendumit në Maqedoni dhe ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin grek, qytetarët do të presin edhe t’i shohin efektet konkrete dhe volitshmëritë nga kjo marrëveshje për miqësi dhe partneritet strategjik me Greqinë.