Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Një rrugë e Shkupit do ta mbajë emrin e Torvald Stoltenberg

Shkupi me rrugë e cila do ta mbajë emrin e politikanit dhe diplomatit norvegjez Torvald Stoltenberg, i cili vdiq më 13 korrik në moshën 87 vjeçare.

Ai në vitin 2008 u shpall qytetar nderi i Shkupit për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në riparimin e kryeqytetit tonë.

Në seancën e sotme të 14-të me një minutë heshtje anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit i dhanë respekt Stoltenbergut.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov para fillimit të seancës së sotme deklaroi se Stoltenberg në Shkup ka lënë vepra shumë të vlefshme të cilat, siç tha, janë paradigmë për humanitetin dhe solidaritetin e tij.

Autoritetet e qytetit kumtuan se Stoltenberg ka merita të jashtëzakonshme për ndihmën që ia ka mundësuar Shkupit pas tërmetit katastrofal në vitin 1963.