Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Maqedonia dhe Kosova së bashku do të aplikojnë për projekte tejkufitare për zhvillim të turizmit

Rajonet kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës së bashku do të aplikojnë për grante në fonde evropiane për zhvillim të turizmit. Kjo u arrit në takimin e sotëm në Shkup mes ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrit kosovar të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ku u bë fjalë edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e zhvillimit të barabrtë rajonal.

“Në takim i ndamë prëvojat dhe mënyrën se si në Republikën e Maqedonisë financohen rajonet me qëllim që të jenë të zhvilluara në mënyrë të barabartë. U dakorduam që rajonet kufitare bashkarisht të aplikojnë në fondet e BE-së për marrje të granteve për zhvillim me qëllim që të krijohen vende të reja të punës dhe të tërhiqen turistët, posaçërisht në rajonin e Kodrës së Diellit dhe Brezovicës dhe Likovës e Gjilanit”, deklaroi Bekteshi pas takimit.

Ministri Demiri theksoi se ndërtimi i autostradës drejt kufirit të Maqedonisë tregon se Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim me Maqedoninë në të gjitha nivelet.

“Vizita e sotme është shumë e rëndësishme dhe çdo përvojë e transmetuar nga pala e Maqedonisë për ne është shumë e dobishme. Pas takimit të sotëm në Shkup do tëp formojmë grupe të punës të cilat do të punojnë në projekte të prëbashkëta evropiane tëp financuara përmes progrmait IPA në sferën e turizmit. Shpresoj se së shpejti do të nënshkruajmë edhe memorandum për bashkëpunim”, tha Demiri.