Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 28

Ahmeti pret në takimin e liderëve partitë t’i përafrojnë qëndrimet

Vlerësoj se të gjitha forcat politike duhet të gjejnë energji për t’i përafruar qëndrimet për qëllimet të cilat janë të njohura publikisht, ndërsa janë për realizimin e marrëveshjes me Greqinë, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas festës të cilën e organizoi për ftesën e marrë për anëtarësimin në NATO.

Ahmeti e tha këtë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë pret prej takimit të sontëm të liderëve të cilin e caktoi kryeministri Zoran Zaev pas bllokimit për zgjedhjen e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili duhet ta organizojë referendumin vjeshtor për çështjen e emrit.

Ahmeti shtoi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në dhe se kjo do të na sigurojë paqe, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.

Sipas tij, për momentin midis shumë partive por bëhet dialog dhe ka shumë takime midis të gjitha partive politike dhe bisedat, siç tha, tani për tani janë duke u zhvilluar në drejtim të mirë.

Ahmeti nuk mendon se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin zgjidhje për këtë gjendje.

Në festën të cilën e organizoi Ahmeti për nder të NATO-s para të pranishmëve u shfaq video prej tetë minutash në të cilën lideri i BDI-së e shpjegon përkushtimin e tij për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë në 17 vitet e kaluara.

“NATO ishte dhe do të mbetet një prej shtyllave kryesore si garanci për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha midis tjerash Ahmeti, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do t’i mundësojë asaj siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh…

Në solemnitetin i cili u organizua me një restorant në qendër të Shkupit mori pjesë kryetari i Kuvendit, deputetët e BDI-së dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, përfaqësues të NATO-s në Maqedoni, ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në Shkup, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ulem Sulejman Rexhepi dhe të tjerë.