Tuesday, 18 December 2018 | Lajme: 25

Era mbron ngjyrat e Kosovës në Moskë, bën shqiponjën në finalen e Botërorit

Pasi flamuri i Kosovës ishte i ndaluar nga autoritetet ruse gjatë Kupës së Botës 2018 në futboll, Era Istrefi është përkujdesur që ngjyrat e tij t’i paraqesë me krenari në finalen e turneut.

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare është shfaqur në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e kaltër.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën e famshme me duart e saj, një gjest që u kushtoi me gjoba dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë, në fazën e grupeve.

“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në legjendën e një fotografie që ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare, në Instagram.

Para fillimit të ndeshjes, Era ka kënduar në ceremoninë hapëse të finales së Kupës së Botës 2018, në Moskë.

era_1531677248-8139273