Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Shqipëria e fillon skrining projektin për negociata me BE-në

Nga Brukseli, në konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johanes Han kanë theksuar se përgatitjet për hapjen e negociatave, vitin e ardhshëm, do të nisin pa humbur kohë.

Derisa komisioneri Han nxiti qeverinë shqiptare të vazhdojë punën me procesin e reformave, duke garantuar asistimin nga Bashkimi Europian, kryeministri Rama theksoi gatishmërinë për të mos humbur asnjë minutë kohë dhe pavarësisht se muajt përpara do të jenë të vështirë, do të bëhet gjithçka kërkohet nga BE-ja, raportojnë mediat shqiptare.

“Hapja e negociatave duhet të jetë qëllim kombëtar në Shqipëri. Bashkimi Europian do të asistojë në zbatimin e reformave aktuale, ndërkohë që do të vijojnë edhe përgatitjet për hapjen e negociatave për vitin e ardhshëm”, do të shprehej ndër të tjera Komisioneri Han.

Јоханес Хан ЕПА

“Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, deklaroi Rama.

Ndërkohë Rama e ftoi për vizitë komisionerin Han në Tiranë, duke i thënë se e mirëpret së bashku me ekipin e tij.