Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

“Duamë”, projekti i ri me ritme romane i Eli Farës

Ajo konsiderohet si këngëtarja me zërin më brilant që i sjell serenatat korçare.

Bëhet fjalë për Eli Farën, e cila ka publikuar projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

“Duamë”, titullohet kënga më e re e 51-vjeçares, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një video fantastike që e ka realizuar Talelliproduction.

Këngën që e ka sjell në bashkëpunim me Imbro&Band e ka kompozuar dhe orkestruar Adrian Hila ndërsa për tekstin janë përkujdesur Rovena Diloa dhe Adrian Hila.

Këngëtarja shqiptare edhe pse ka një dekadë jete mbi supe duket si gjithmonë e freskët dhe mjaft e bukur në videoklip.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Elit, e cila ka paralajmëruar edhe disa të tjera që do t’i publikon gjatë këtij viti.