Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Efekti i Botërorit, Rusia fiton një shumë marramendëse të ardhurash

Për sa u përket të ardhurave, parashikmet e qeveritarëve rusë përllogariten të jenërreth 10.9 miliardë euro.
Rusia si organizatore e Botërorit ka pasur detyrën e vështirë që të bëjë që të gjithë të pranishmit për këtë kopmeticion të ishin të sigurt dhe të argëtoheshin pafundë.

Sigurisht që ky shtet ka pasur shumë shpenzime për sa i përket infrastrukturës së stadiumeve apo sigurisë po këto nuk janë asgjë në krahasim me të ardhurat që efekti i Botërorit i ka sjëllë Rusisë.

Për sa u përket të ardhurave, parashikmet e qeveritarëve rusë përllogariten të jenërreth 10.9 miliardë euro, që do të thotë fitim për ta, edhe pse jo në nivelet që priten, megjithatë është ende herët për të bërë vlerësimet e sakta për ndikimin e Botëroritrus në ekonomi.

Në fakt, agjencia për matjen e riskut “Moody’s”, përpara fillimit të turneut kishte deklaruar se pavarësisht rritjes së të ardhurave nga turizmi, Botërori i vitit 2018 do të kontribuojë në ekonominë ruse për një afat të shkurtër kohe.

Ato që mund të kenë përfitime në këtë aspekt priten të jenë kompanitë që veprojnë në sektorin e turizmit.

Këto të fundit do të kërkojnë që të përfitojnë nga momenti për të rritur ekonominë ruse, e cila pas zhvlerësimit të monedhës rubla ra në nivelet minimale përpara Kupës së Botës.