Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Tramp: Unë jam gjeni shumë stabil

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot deklaroi se është “gjeni shumë stabil” dhe shpalli fitore personale në Samitin e NATO-s, që sot përfundoi në Bruksel.

“Jam shumë dinjitoz, unë jam gjeni shumë stabil”, theksoi Tramp.

Ai theksoi se edhe Samiti ka qenë “i mrekullueshëm” dhe se ai e ka fituar atë e e kërkonte – të ardhura më të larta financiare për buxhetin e Aleancës.

“Kemi progres të madh. Shumë shtete u dakorduan për 33 miliardë dollarë. Angazhimi i SHBA-së për NATO-n mbetet shumë i madh. Ishte e mrekullueshme të shihet shkalla e atmosferës së mirë, është e pabesueshme se mirë do të dakordohemi edhe për Rusinë”, theksoi Tramp në konferencën për shtyp në Bruksel.

Tramp duke e komentuar takimin vijues me presidentin rus Vlladimir Putin theksoi se Rusia është konkurrent, e jo armik.

Presidenti amerikan duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se nëse Putini paraqet kanosje, potencoi se presidenti rus është “garues”.

“Vallë a e kam armik? Nuk e kam armik…Shpresoj se ndoshta një ditë do ta kem mik. Thjeshtë nuk e njoh mjaftueshëm mirë”, theksoi Tramp.