Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Katrugalos: Marrëveshja e Prespës do të sjell edhe përfitime ekonomike për të dy vendet

Marrëveshja e Prespës është e dobishme për të dy vendet dhe me ndihmën e programeve evropiane do të sjellë edhe përfitime ekonomike, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos në brifingun e sotëm me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes të MIA-s nga Athina.

“Kjo Marrëveshje me Maqedoninë Veriore, konsiderojmë se ka dobi kombëtare për ne dhe reciprokisht e dobishme për të dy vendet. Në fushën e kompetencave të mia, diplomacia ekonomike, veçmë kemi biseduar se si do të mund të kemi program për përkrahjen e infrastrukturës dhe kufijve. Rajoni i Prespës me të vërtetë është shumë i bukur, nuk e kisha vizituar më parë. Mendojmë në mënyrë urgjente të shfrytëzojmë kapital nga Internet programi që të mund të kemi rezultat të prekshëm, se zgjidhja ka rezultat në praktikë dhe në nivel ekonomik”, tha Katrugalos.

Ministri alternativ i punëve të jashtme i Greqisë, shtoi se në të ardhmen dy vendet do të duhet të shqyrtojnë çështjet që kanë të bëjnë me anët ekonomike të Marrëveshjes, siç është rasti me prodhimet. Katrugalos, i cili është kompetent për diplomacinë ekonomike dhe çështjet ekonomike, ka shfaqur shpresë se me kalimin e kohës do të jenë të dukshme edhe përfitimet ekonomike për të dy vendet.

“Mendoj se si kalon koha, veçanërisht në Greqinë Veriore do të paraqiten jo vetëm përfitimet strategjike, por edhe ato gjeopolitike nga Marrëveshja, që sigurojnë qëndrueshmëri në Ballkan, kjo gjithsesi është e rëndësishme për ne, por dhe përfitimet ekonomike të cilat do t’i ketë Greqia veriore nga zhvillimi i bashkëpunimit me Maqedoninë Veriore, gjithashtu dhe anasjelltas, përfitimet të cilat i ka ky vend nga bashkëpunimi me ne”, tha Katrugalos në përgjigjen të pyetjes së korrespondentes të MIA-s nga Athina, lidhur me përfitimet nga Marrëveshja.