Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

Kurimi falas nuk do të reflektohet në punën e klinikave dhe spitaleve

Nga fillimi i vitit të ardhshëm trajtimi spitalor do të jetë plotësisht falas, por kjo nuk do të thotë se klinikat dhe spitalet do të mbesin pa mjete. Nga buxheti përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë do të investohet vlerë shtesë në të gjitha klinikat dhje spitalet. Në asnjë rast nuk do të pakësohet numri i metodave të reja të cilat planifikojmë t’i implementojmë.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë nëse heqja e participimit spitalor për pacientët që do të fillojë vitin e ardhshëm, do të reflektohet në punën e klinikave.

Theksoi se në sistemin shëndetësor duhet më shumë të investohet dhe se duan dukshëm ta rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore.