Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Për shkak protestave ndryshon regjimi i transportit publik i autobusëve

Për shkak tre protestave të paralajmëruara, sot në orën 12 pjesa më e madhe e linjave të autobusëve do të riorientohen, ndërsa një pjesë e tyre do t’i drejtojnë autobusët nëpër trase të shkurtuara nga traseja e zakonshme, kumtoi NPQ Shkup.

Autobusët e transportit publik, si automjete të NQP Shkup, ashtu edhe të transportuesve privat, do të qarkullojnë në pajtim me kushtet në terren dhe regjimin e vendosur nga ana policisë së komunikacionit.

Për shkak protestës në Bit Pazar e paraparë në periudhën prej orës 12 deri në orën 16:30, regjimi i ndryshuar i komunikacionit do të vlejë për linjat e autobusëve 2, 8, 9, 12, 17, 19, 45, 50, 54, 55, 57, 59, 62, 63, 63A, 63B, 65, 65A, 65B, 65V, 73, si dhe për të gjitha linjat e tjera të qytetit urban dhe rural të cilat përmes rrugës të rregullt kalojnë nëpër Bit Pazar.

Është paralajmëruar edhe protestë në periudhën prej orës 15 deri në orën 17 në udhëkryqin “Ruzlevtova” me bulevardin “Arradhët partizane”. Autobusët që qarkullojnë në këtë rajon do të vozisin varësisht nga kushtet momentale në terren, gjegjësisht sipas rrugës që e ka vendosur policia e trafikut.

Zakonisht, megjithatë, si në ditët e fundit edhe sonte në periudhën prej orës 20 deri në orën 22:30 për shkak të protestës para Kuvendit në RM, e mbyllur për komunikacion do të jetë qendra e qytetit. Automjetet e transportit publik do të riorientohen nëpër rrugën “Dame Gruev” (pas Kuvendit të RM) dhe nëpër bulevardin “Shën Cirili dhe Metodi” (Ramstor).

Për informacione më të hollësishme për regjimin e ndryshuar të komunikacionit dhe rrugën e linjës konkrete, shfrytëzuesit e transportit publik mund të lajmërohen në Qendrën operuese kontrolluese të NPQ Shkup në 3173-224