Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

Grushta në Tetovë, lëndohet rëndë 30 vjeçari

Dje rreth orës 23 e 30 minuta, personi me iniciale L.K. 30-vjeç dhe personi Q.F. 24-vjeç nga Tetova, kanë denoncuar se, duke lëvizur me veturën ,,Citroen,, në rrugën ,,JNA,, në Tetovë, në një moment kanë ndaluar veturën e tyre, për të kaluar një grup këmbësoresh prej 6 persona. Pas një përleshje të shkurtër verbale mes tyre personi L.K. dhe personi Q.F. kanë qenë të sulmuar fizikisht, në mënyrë që më shumë herë i kanë shqelmuar dhe grushtuar, ku personi L.K. ka marr lëndime trupore në pjesën e kokës, dhe ndihmë mjekësore ka kërkuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Punohet në zbardhjen e plot të rastit, zbulimin dhe identifikimin e sulmuesve.