Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

7 vjet e gjysmë burg për gjyshin e Tamarës që tentoi a vrasë Todorovin

Gjykatësja Sofija Llalliçiq i shqiptoi 7 vite e gjysmë burg gjyshit të Tamarës i cili pas vdekjes së mbesës së tij, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i kishte miratuar mjekimin jashtë vendit, kishte tentuar ta vrasë ministrin e atëhershëm Nikolla Todorov, raporton SHENJA.
Gjykatësja tha se ky vendim do shërbejë si shembull për të gjithë ata që tentojnë ta marrin drejtësinë në duart e veta pasi që sado që është dhimbja e familjarit, nuk arsyetohet që dikush të merr vetë drejtësinë në duart të veta.
“Kur shteti vret fëmijë, duhet ndëshkuar, por hakmarrja nuk është zgjidhje. Todorov ka mbetur gjallë jo falë vullnetit të Lupços, por falë faktit të Todorov i ka ikur plumbit. A është vallë plumbi në kokën e Todorovit preventivë që të mos përsëriten më Tamarat e tjera. Për më tepër, Nikolla Todorov nuk është i akuzuar për vdekjen e Tamarës por janë krejtësisht njerëz të tjerë”, tha gjykatësja Llalliçiq.
Lupço Todorovskit iu vazhdua paraburgimi edhe më tej.