Friday, 16 November 2018 | Lajme: 9

Një qytetar i Shkupit hynte në firma dhe vidhte çantat e të punësuarve

Kallëzim penal është ngritur kundër një shkupjani 39-vjeçar i cili i ka kryer katër grabitje në firma në Shkup dhe më pas ka përfituar dobi pronësore të paligjshme prej rreth 62 mijë denarësh.

Gjykatësi me procedurë paraprake i caktoi masë arresti në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

Policia sot kumtoi se i dyshuari B.D. vjedhjet i ka bërë në periudhën prej më 30 prill deri më datën 6 të këtij muaji në katër firma prej të cilave njëra në rajonin qendror të qytetit dhe tre në lagjen Çair.

Vjedhjet i ka kryer në mënyrë që ka hyrë në firmat dhe pasi do të bindej se në zyra nuk është askush, është afruar pranë byrosë së punës në të cilat kanë qëndruar çantat e të dëmtuarve. Në tre raste ka marrë portofolë, ndërsa në një rast e ka hapur byronë e punës prej ku i ka marrë paratë prej qarkullimit ditor dhe pa u vërejtur nga askush e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Në bisedën informative ai në tërësi i ka pranuar dhe përshkruar mënyrën e kryerjes së veprave penale.