Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Komuna e Kërçovës shpalli thirrje publike për financimin e projekteve kulturore

Komuna e Kërçovës shpalli thirrje publike për financimin e projekteve dhe aktiviteteve nga sfera e kulturës.

Do të financohen manifestimet kulturore, organizim i festivaleve, shënimi i ngjarjeve jubilare dhe data të rëndësishme si dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.

“Për financimin e aktiviteteve të ofruara programore në pajtim me thirrjen publike do të shfrytëzohen mjete nga buxheti i komunës së Kërçovës për vitin 2018″, deklaroi kryetari i Komisionit për kulturë në Këshillin e komunës, Ibraim Koça.

Shoqatat e qytetarëve mund të parashtrojnë vetëm një fletëparaqitje për mbështetje financiare. Thirrja publike zgjat 20 ditë nga dita e publikimit.