Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Takim Merkel – Erdogan në margjinat e Samitit të NATO-s

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan në Bruksel në margjinat e Samitit dyditor të liderëve të anëtareve të Aleancës Veriatlantike.

Merkel gjatë takimit i cili ka zgjatur rreth 40 minuta, Erdoganit ia ka uruar fitoren për zgjedhjet e mbajtura para ca kohësh.

Siç kumtoi Kabineti i Erdoganit, në takimin e palës turke kanë marrë pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Hulusi Akar dhe Mevlut Çaushogllu dhe zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.

Në kumtesë nuk janë dhënë detaje për përmbajtjen e bisedimeve