Friday, 16 November 2018 | Lajme: 9

Ky vaj është ilaçi më i mirë kundër menstruacioneve të dhembshme, përdoret tashmë mijëra vite!

Dhe derisa tabletat kundër dhembjeve zgjidhin këtë problem në afat prej gjysmë ore, preparatet natyrore nuk janë aq të shpejta, mirëpo mund të jenë njësoj efikase.

Me atë rast janë shumë më të shëndetshme, pa kurrfarë pasojash për lukthin dhe organizmin,

Kompresat nga vaji i ricinit kundër menstruacioneve të dhembshme

Ju nevojiten:

– vaj ricini
– termofori
– një peshqir i hollë apo një leckë pambuku.

Procedura:

1. Lyeni me vaj ricini pjesën e poshtme të shpinës (zonën e stomakut dhe të vezoreve) me shtresë të trashë.

2. Shtrijuni në stomak, dhe pjesën e lyer të shpinës mbulojeni me peshqir të hollë apo me leckë pambuku.

3. Termoforin e ngrohtë vendoseni mbi peshqir dhe lëreni të veprojë 15-20 minuta.

4. Hiqeni termoforin nga shpina, dhe, sipas nevojës, lëreni peshqirin që lëkura ta thithë pothuajse tërë vajin.

Këshilla:

– Kompresën vendoseni ekskluzivisht shpinë, sepse ngrohtësia nga termofori mund të jetë tepër agresive për vezoret.

– Vajin mund ta lyeni edhe në stomak, mirëpo atëherë stomakun ngroheni vetëm me peshqir apo me batanije, pa termofor dhe lëreni të veprojë 30 deri 45 minuta.

– Nëse mendoni që termoforin megjithatë ta vendosni në stomak, ai nuk bën të jetë tepër i ngrohtë, por vetëm pak i vakët.