Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Dy më rëndë dhe gjashtë më lehtë të lënduar në aksidentet në Shkup

Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë prej tyre kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë prej gjithsej 12 aksidenteve që gjatë 24-orëve të kaluara ndodhën në rrethinën e SPB-së së Shkupit.

Policia rrugore gjatë 24-orëve të kaluara ka sanksionuar 61 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 18 shoferë. Gjithnjë, sipas raportit policor, nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, nëntë që kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patentë shoferi, katër shoferë fillestarë dhe 134 vetura ta paregjistruara.

Në mënyrë jo të drejtë janë parkuar 45 vetura, ndërsa shërbimi i karrotrecit ka ngritur 54 automjtete.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar rrugën në vijat e bardha dhe dy të tjerë kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë për rreshtim jo të rregullt, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi veturave dhe 17 shoferë të motoçikletave dhe biçikletave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.