Friday, 16 November 2018 | Lajme: 9

Hapja solemne e edicionit të 58-të të Festivalit “Vera e Ohrit”

Ohri prej sonte e deri më 20 gusht do t’i jetojë 40 ditët e veta me emocione që i sjellë Festivali “Vera e Ohrit”. Mbi 800 artistë nga 27 vende nga e mbarë bota për të 58-tën herë me radhë gjatë një muaji e gjysmë në vijim do të interpretojnë, aktrojnë, krijojnë në skenat e festivalit në Ohër…

Gjatë mbrëmjeve të festivalit, “Vera e Ohrit” do të sjellë gërshetim të përsosur të muzikës, teatrit dhe artit në përgjithësi. Do të interpretojnë emra të njohur nga bota e muzikës, por edhe produksionet më të mira teatrore me projekte të shkëlqyeshme dramatike. Janë paraparë edhe tre ekspozita, figurative, ekspozitë e fotografive dhe stolive bashkëkohore.

Hapja solemne e manifestimit tonë më të rëndësishëm muzikor-skenik në mënyrë tradicionale fillon në skenën e madhe të Teatrit antik. Kësaj radhe në teatrin antik të rezervuar për yjet e mëdha operistike, sopranja Elena Moshuc dhe tenori Kalin Bratesku, në dirigjimin e Nikollae Moldoveanu dhe të shoqëruar nga Filarmonia e Maqedonisë.

Festivalin do ta shpallë të hapur mbështetësi i manifestimit, presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa fjalim para publikut në hapje do të ketë edhe ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Porosinë artistike këtë vit do ta transmketojë aktori i njohur Nikolla Ristanovski.

Artistët Moshuc, Bratesku dhe Moldoveanu të cilët tashmë ndodhen këtu, paralajmëruan angazhim maksimal, përvojë të paharruar dhe koncert për t’u mbajtur mendn sonte në Teatrin antik.

Елена Мошуц Романија

Kryetari i i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski, dje në konferencë për shtyp me rastin e hapjes së “Verës së Ohrit” paralajmëroi se komuna edhe më tutje do ta japë mbështetjen e parezervë për festivalin, si një brend i madh kulturor i Maqedonisë dhe Evropës.

Si përjetime të posaçme të edicionit të 58-të të festivalit priten koncertet e pianistit Nikollaj Lluganski, çelistit Aleksandar Knjazev, violinistit Sergej Krillov, më pas pianistit Aleksandar Maxhar, virtuozit në harmonikë Antonio Serano, sekstetit a-kapella “D’Kuin Siks” nga Britania e madhe, si dhe disa koncerte që do të realizohen në bashkëpunim me ambasadat në Maqedoni. Mbrëmja tradicionale polake e festivlait do të sjellë koncert të ansamblit të barokut “Vrocllav”, në kuadër të Mbrëmjes franceze do të interpretojnë pianisti me famë botërore Mishel Burdonkle dhe djali i tij Nikollas, ndërsa në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shkup do të interpretojë sopranja Eugenia Boiks dhe pianistja Ana Ferer.

Programi i dramës fillon një ditë pas hapjes solemne,ndërsa do të ofrojë kreacione nga shtëpi vendore teatrore, si dhe pjesëmarrje të teatrove nga Serbia, Kroacia dhe Sllovenia.

Sipas traditës, në kuadër të “Verës së Ohrit” do të interpretojnë edhe një numër i madh i artistëve nga Filarmonia e Maqedonisë, Opera dhe Baleti i MAqedonisë dhe Rinia muzikore e Maqedonisë.

Sipas u.d. drejtoreshë e “Verës së Ohrit”, Suzana Vrencovska, të gjitha skenat dhe hapësirat ku këtë vit do të mbahen ngjarjet muzikore-skenike të festivalit janë adaptuar për artistët, si dhe për vizitorët të cilët çdo vit janë gjithnjë e më të shumtë, ndërkaq siç paralajmëroi, nga viti i ardhshëm është planifikuar ndërtimi i sallës montuese të shfaqjeve e cila do të mund të vendoset çdokund, me çka do të mund të mbahen ngjarje në çdo vend adekuat në qytet.

Festivali “Vera e Ohrit” mbahet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq i ndihmuar nga Komuna e Ohrit, si dhe nga sponsorë të shumtë.