Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

AGM-ja me udhëheqësi të re

Në Asamble të jashtëzakonshme të Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM), e cila u mbajt sot në Shkup, me shumicë absolute është pranuar dorëheqja e kryetares së deritanishme Slagjana Dimishovska, ndërsa me një votë kundër është pranuar edhe dorëheqja e sekretarit të përgjithshëm të deritanishëm Dragan Pavloviq Latas.

Me shumicë absolute, anëtarët e AGM-së për kryetare të re e votuan Ivona Talevskën, redaktore në Tv Sitel, ndërsa për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Aleksandar Mihailov, redaktor në redaksinë Vesnik.

Anëtarët e Asamblesë i shkarkuan nënkryetarët e deritanishëm dhe për të rinj janë zgjedhur Gjorgji Kakashevski nga Klip Media Grup Maqedoni dhe Cvetin Çilimanov nga MIA.

Anëtarët e Asamblesë e miratuan edhe programin për punë të propozuar nga kryetarja Ivona Talevska, e cila përfshin pjesëmarrje në sjelljen e ligjeve nga sfera mediatike, formimi i regjistrit të vetëm të gazetarëve pranë Agjencisë për media, miratim të kodeksit për vetërregullim të IAB Maqedoni dhe bashkëpunim të thellë me vetë organizatën, rregullim ligjor të mediave digjitale, ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike në pjesën për RTVM-në, negociata me SHGM-në për çështje nga interesi i përbashkët etj.

Në Asamblenë e AGM-së, anëtarët diskutuan edhe si t’i tejkalojnë problemet në vetë redaksitë, sigurinë e tyre juridike dhe sociale, sigurim në terren, stazh përfitues për të punësuarit në media, sigurim i marrëveshjeve menaxheriale, bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe private