Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Konfirmohet ftesa për në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg konfirmoi se Aleanca e NATO-s sot u dakordua t’i ndajë ftesë Maqedonisë.

“E përshëndesim marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit dhe u dakorduam ta ftojmë Qeverinë në Shkup të fillojë negociata inkuadruese, pasi të përmbyllen të gjitha procedurat e brendshme që të finalizohet marrëveshja që vendi të hyjë në NATO si anëtarja e 30-të”, deklaroi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në konferencë për  shtyp pas sesionti të parë të Këshilit Veriatlantik të NATO-s

Stoltenberg qartë bëri me dije se vetëm me ndryshimin e emrit mundet Maqedonia të hyjë në Aleancë.

“Është e njerëzve në Maqedoni të vendosin, ky është një rast që vjen një herë në jetë apo do ta mbështesin marrëveshjen dhe do të bëhen anëtare, apo nuk do ta mbështesin dhe nuk do të bëhen anëtare, nuk mundet të dyja gjërat t’i fitojnë. Nuk ka anëtarësim pa ndryshimin e emrit, është e popullit të vendosë”, theksoi Stoltenberg.

“E përshëndes Marrëveshjen me Greqinë, qartë kemi thënë se do të fillojmë negociata inkuadruese dhe thamë se një herë pasi do të finalizohen procedurat do të mundet IRJM të bëhet anëtarja e 30-të me emrin e ri”, tha ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.