Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

Micotakis: Cipras dhe Kamenos e hapin derën për integrim të Shkupit në NATO

Cipras dhe Kamenos, para tre javëve në Prespë e pranuan kombësinë dhe gjuhën maqedonase për Shkupin, sot në Bruksel e hapin derën për integrim në NATO, thotë  kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në deklaratë përkushtuar samitit të NATO-s, lideri i partisë opozitare më të madhe greke, dërgon kritika të ashpra dhe akuza deri te Qeveria e Cipras dhe Kamenos në raport të ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike.

“Sot në Bruksel, Cipras dhe Kamenos shtetit fqinj Shkupit ia hapin derën për integrim në NATO. Kështu, e dorëzojnë armën më të fuqishme negociuese që e kishte Greqia dhe ishte linja kombëtare në 27 vitet e fundit”, thotë Micotakis dhe potencon se partnerët e koalicionit  në qeveri mbajnë përgjegjësi të madhe dhe “populli së shpejti do t’i gjykojë”.

Micotakis i akuzon Ciprasin dhe Kamenosin se para tre javëve në Prespë “i njohën kombësinë dhe gjuhën maqedonase për Shkupin edhe krahas kundërshtimit absolut të qytetarëve.