Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

BDI bën thirrje për zbardhje të vdekjes së Nikolla Sazdovskit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur ngushëllime tek prindërit, familjarët dhe afërmit e Nikolla Sazdovskit, i cili ndërroi jetë pas një sulmi fizik nga tre persona.

Nga BDI thonë se humbja e një jete të re dhe të pafajshme, veçanërisht në një mënyrë të dhunshme, paraqet një akt që gjithnjë dhe nga gjithkush meriton dënimin e plotë.

“Dhuna është një akt që nuk duhet të ketë asnjë justifikim dhe në këtë kontekst ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për autoritetet e sigurisë dhe zbatimin e ligjit për ndriçimin e plotë të rastit dhe pa asnjë vonës të nxirren fajtorët para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga kjo parti në fund apelojnë për qetësi, përmbajtje nga provokimet, veçanërisht nga porositë e urrejtjes dhe mosdurimit, të cilat sipas tyre, përbëjnë bazën për ngjarje të tilla të dhunshme dhe të pakëndshme.