Friday, 16 November 2018 | Lajme: 0

Fetai: Jam e gatshme çdo ditë të vij në gjykatë dhe të punoj për rastin “Monstra”

Pas anulimit të seancës së sotme gjyqësore për rastin “Monstra”, gjë që shkaktoi reagime të shumta tek prindërit e të vrarëve, prokurorja speciale Fatime Fetai gjykatësit Ognen Stavrev i tha se nëse është e nevojshme ajo çdo ditë është e gatshme të vijë në gjykatë dhe të punojë për rastin “Monstra”.

Fatime Fetai avokates Dafinka Ivanovska, e cila është mbrojtësja ligjore e disa prej të dëmtuarve, i propozoi që dëshmitari i mbrojtur në vend që në muajin gusht, të dëgjohet të hënën.

Por, gjykatësi Ognen Stavrev tha se në këtë mënyrë do të shkelej ligj, duke shtuar se përveç datave 22 dhe 24 gusht për vazhdimin e gjykimit, do ta caktojë edhe 31 gushtin.

Përndryshe, në seancën e sotme duhej të dëgjohej dëshmitari i mbrojtur, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të gjykatësit Osman Shabani, seanca u anulua për muajin gusht.