Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Këtë mëngjes qytetarët nga Kosova thyen rekordin në Morinë (VIDEO)

Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës që udhëtojnë drejt bregdetit të Shqipërisë.

Vetëm në orët e para të mëngjesit nga ora 5 deri në orën 9, në dogane u regjistrua një fluks i lartë.

Sipas Policisë Kufitare brenda këtij harku kohor kaluan traun 3 mijë persona dhe një mijë automjete.

Autoritetet doganore dhe ato të policisë janë kujdesur të kryejnë procedura të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata