Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Pas largimit të Ronaldos, Real Madridi e humb edhe një yll tjetër

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi pas 9 viteve, duke kaluar te gjiganti italian, Juventus, për një shumë prej 112 milionë euro, ndërkohë edhe situata e Gareth Bale nuk është e qartë.

Bale është përfolur disa herë për një largim të tij nga Bernabeu për një rikthim në Premier Ligë, te Manchester Unitedi ose Tottenhami, transmeton Gazeta Express.

Chris Coleman nuk është i sigurt nëse Bale do të qëndrojë në Real apo jo, por beson se 28-vjeçari e ka kryer punën e tij në suksesin e klubit spanjoll.

“Lojtarët gjithmonë kanë për të treguar diçka po mendoj se çfarëdo që vendosë ai për të ardhmen e tij, ndoshta edhe do të mbetet në Madrid ose do të shkojë diku tjetër, ai e ka bërë një punë të shkëlqyer në Madrid”, ka thënë ish trajneri i Uellsit, Coleman.

“Edi që ai është i lumtur atje dhe ka qenë i lumtur deri tash por është e pamundur të thuhet diçka për të ardhmen e tij”